Futboll

Çelsi e ka seriozisht, 23 milionë euro për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Veronës dhe Kombëtares së Shqipërisë, është gjithmonë në modë, edhe pse aktualisht merkatoja ka dalë në plan të dytë, pasi futbolli ka ndalur prej disa javësh nga koronavirusi dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë me kampionatet. Gjithsesi, puna për sezonin e ardhshëm vazhdon dhe Kumbulla mbetet në qendër të merkatos së mbrojtësve.

“Sport Mediaset” bën me dije se Çelsi i ka bërë Veronës një ofertë prej 23 milionë eurosh për futbollistin shkodran. Objektivi i klubit londinez është që të parakalojë Interin në garën për mbrojtësin e ri, i cili i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e bërë në sezonin e parë në Serinë A, duke qenë jo vetëm titullar në formacion, por edhe një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Kumbulla në një dyluftim me Kristiano Ronaldon. Gazeta Si, 26 mars 2020

Për Marash Kumbullën interesohen gjithashtu edhe Napoli, Juventusi, Lacio dhe Fiorentina në Itali, por edhe Borusia Dortmund në Gjermani dhe Mançester Junajtid në Angli. Çelsi ka paraqitur një ofertë konkrete dhe mbetet për të parë përgjigja e drejtuesve të Veronës, të cilët me do të përpiqen të fitojnë kohë për të rritur vlerën e lojtarit të tyre në treg.

Kumbulla ka luajtur 18 ndeshje me Veronën këtë sezon dhe ka shënuar edhe një 1 gol. Ai ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe tani bën pjesë në kontingjentin e trajnerit Edi Reja. Për momentin, është një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në qarkullim, jo më kot bigët e Europës e kërkojnë me çdo kusht 20-vjeçarin. Vetë Kumbulla duket se preferon Interin, por janë ofertat ato që vendosin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë