Futboll

Çelsi del hapur për Koutinjon, ofron 80 milionë për brazilianin

Drejtuesit e Çelsit kanë dalë hapur për blerjen e kartonit të Filipe Koutinjos, fantazistit brazilian që aktualisht luan për Bajernin e Mynihut, por që është në pronësi të Barcelonës.

Blutë e Londrës e kanë seriozisht dhe kanë bërë gati 80 milionë euro për të blerë Koutinjon. Një shifër që në kohërat e koronavirusit mund të konsiderohet e lartë, por sigurisht që është larg 120 milionëve që Bajerni duhet t’i paguajë Barcelonës, në rast se vendos të blejë kartonin e brazilianit. Duket se bavarezët nuk kanë në plan ta blejnë në fund të sezonit dhe Koutinjo, pasi të kthehet te Barcelona, duhet të mendojë sërish për skuadrën e re.

Filipe Koutinjo me fanellën e Bajernit. Gazeta Si, 6 prill 2020

Koutinjo e njeh mirë kampionatin anglez, pasi ka luajtur më parë me fanellën e Liverpulit, ndaj dhe drejtuesit e Çelsit dëshirojnë pikërisht atë për të zëvendësuar një tjetër brazilian. Uillian nuk ka në plan të rinovojë, e ka shprehur qartë se kërkon të largohet, kështu që trajnerit Frenk Lampard i nevojitet një lojtar me peshë për sulmin. Për momentin, më i kuotuari është Koutinjo, jo më kot oferta aktuale është 80 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë