Futboll

Çelsi bën sondazh për Nojerin, Reali shënjestron yllin e Napolit

Sirena angleze për portierin gjerman, Manuel Neuer. Sipas “Bild”, drejtuesit e Çelsit i kanë kërkuar informacion Bajernit të Mynihut për portierin e kombëtares gjermane. Bisedimet për rinovimin e kontratës mes klubit bavarez dhe Nojerit kanë mbetur pezull, ndaj dhe Çelsi është hedhur në sulm.

Nojer është një nga portierët më të mirë në botë, me shumë përvojë. Çelsi ka vuajtur me portierët pas largimit të Peter Çeh, ku asnjë nga të ardhurit nuk ka mundur ta zëvendësojë. Blutë e Londrës blenë së fundi spanjollin Kepa për një shumë të konsiderueshme, por edhe ai nuk i ka bindur drejtuesit e klubit. Dhe trajneri Frenk Lampard dhe stafi i tij shohin si portierin e duhur për të ardhmen pikërisht 34-vjeçarin e Bajernit.

Fabian Ruiz me fanellën e Napolit. Gazeta Si, 27 mars 2020

Mjaft aktiv në merkato mbetet Reali i Madridit. Trajneri Zidan kërkon të përforcojë me çdo kusht organikën për sezonin e ardhshëm dhe në planet e tij janë disa lojtarë që kanë spikatur me formën e tyre. “Mundo Deportivo” bën me dije se mes emrave më të lakuar nga drejtuesit e Realit është mesfushori Fabian Ruiz. Spanjolli ka treguar një nivel të lartë me Napolin dhe është një objektiv konkret i madrilenëve për sezonin e ri. Për të ka shfaqur interesim edeh Barcelona, por edhe kampionët në fuqi të Europës, Liverpuli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë