Muzike

Céline Dion dhe kushtet e saj shëndetësore, e motra: Trajtimet nuk po funksionojnë

Shëndeti i Céline Dion ende i shqetëson fansat, sidomos pas deklaratave të motrës së këngëtares, Claudette.

Motra e saj është shprehur për mediat kanadeze se trajtimet e ndryshme, qoftë edhe eksperimentale, që ata kanë provuar nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar.

“Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por është e rëndësishme të kemi shpresë, tha Claudetta për Journal de Montréal – Megjithatë ajo dëshiron të jetë optimiste. Ne i besojmë asaj. Ajo është e disiplinuar në çdo gjë që bën në jetën e saj. Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Lindën që jeton me të dhe ajo më thotë se po punon shumë për të gjetur një kurë që mund të funksionojë”.

Por cila është sëmundja që e goditi këngëtaren e “My heart will go on”? 

Céline Dion dhe sindroma e personit të ngurtë

Céline Dion donte të ndërpriste turneun e saj vite më parë kur po përjetonte disa spazma muskulore që e bënë atë të dyshonte. Pas kontrolleve të shumta, mori lajmin që nuk do ta kishte menduar kurrë se do ta merrte: sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë neurologjike që bllokon në mënyrë progresive të sëmurin, duke e penguar pacientin të lëvizë dhe të flasë.

Sindroma e personit të ngurtë prek një në një milion pacientë dhe deri më sot nuk ka ende një kurë, vetëm disa ilaçe që mund të lehtësojnë dhimbjen.

Sipas të motrës, përpjekjet e mëdha të Celine, për të dhënë më të mirën edhe për artin e saj, e kanë rritur rrezikun e përkeqësimit të shëndetit, ndaj ajo shpreson që artistja në këto rrethana të vijojë të pushojë.

“Sinqerisht mendoj se ka nevojë mbi të gjitha të pushojë. Ajo shkon kundër gjithçkaje, përpiqet gjithmonë të jetë më e madhja, më e forta, por në njëfarë pike, trupi dhe zemra të flasin dhe është e rëndësishme t’i dëgjosh”...

Mjaft prekëse janë fjalët inkurajuese të Claudette drejtuar të motrës.

“I thashë: E di që je jetime, e di që je e ve, e di që je një nënë beqare, por me aq shumë sa ke dhënë, diçka e mirë do të kthehet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë