Lajme

Çelësi i paqes në rrjetet sociale, butoni “mute”

Mediat sociale u kanë hapur prej kohe telashe përdoruesve. Shumica prej tyre janë bërë problematike, kanë shumë ndikim dhe janë kthyer në strehën e ngacmimeve seksuale, mizorive, dezinformime dhe videove të çuditshme.

Herë pas here, dhe me "herë pas here" dua të them çdo minute, ne hasim në rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Instagram) njerëz që na irritojnë. Ndoshta ata postojnë më shumë sesa duhet. Ndoshta janë duke ndërmarrë nisma të pakuptimta. Ndoshta do të vazhdojnë të postojnë foto nga pushimet e tyre të mrekullueshme, ndërkohë që ne pyesim vazhdmisht veten ku është butoni “mute. “

Në të kaluarën mund t’i hiqnim të gjithë këta persona nga rrjetet sociale, por tanimë situata është bërë edhe më e komplikuar, pasi është e vështirë të përcaktosh kush të ndjek në rrjetet sociale dhe kush jo. Mund të na qëllojë të raportojmë një postim si të padëshiruar, pa e kuptuar se mund t’i heqim autorët e postimeve nga lista e shokëve. Çfarë ndodh nëse ky person është një mik, apo mamaja juaj? Mosndjekja e saj në rrjetet sociale është një biletë e shkurtër për në ferr.

Ju keni gjithashtu mundësi të "bllokoni" personat e padëshiruar në rrjetet sociale, por ky është një opsion “bërthamor”, i cili ccon zakonisht drejt një përplasje të madhe me persionin në fjalë. Një opsion më i thjeshtë është “mute”, fshehja e gjitha të postimeve nga një person i padëshiruar.  Instagram u bë rrjeti më i fundit social që e vuri në dispozicion këtë opsionin. “Mute” ju lejon të zgjidhni një telash të madh në rrjetet sociale.

Por kë do të “heshtni” në rrjetet sociale. Unë për shembull kam bllokuar të gjitha postimet nga njerëzit që më kanë lodhur me zemërimin dhe zilinë e tyre.

E di që miqtë që priren të vënë bllok në rrjetet sociale mendojnë se jam frikacak. Unë e respektoj të drejtën e tyre por ky nuk është stili im. “Mute” është njësoj sikur të sjellin ushqim të prishur në restorant dhe të vendosësh të paguash dhe të lësh bakshish. Ndërsa bllokimi i njerëzve të padëshiruar në rrjetet sociale është njësoj sikur ta marrësh pjatën dhe ta përplasësh me murin./Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë