Biznes

Çel siparin panairi më i madh ndërkombëtar i biznesit në Tiranë

Pasditen e sotshme inaugurohet Panairi i përvitshëm Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve ekonomikë dhe socialë të vendit, sipërmarrësve, investitorëve, autoriteteve, të rinjve.

350 është këtë vit numri i pjesëmarrësve në këtë edicion të panairit, mbi 30 Autoritete dhe Agjenci shtetërore ndërkombëtare dhe dhoma tregtie ndërkombëtare nga Ballkani i afërt, përmes Europës Qendrore dhe asaj Perëndimore, por edhe nga Azia e largët; HEPA Agjencia Shtetërore për Nxitjen e Investimeve të Hungarisë; RAS Agjencia Shtetërore për Promovimin e Biznesit të Serbisë; Dhoma e Tregtisë e Stambollit; Dhoma e Tregtisë e Malit te Zi; Byroja Ekonomike e Provincës së Anhuit në Kinë; Rajonet Administrative të Italisë si Marche, programet e mbështetjes nga Fondet BE-së për ndërkombëtarizmin etj.

Mbi 3.500 Vizitorë Profesionistë, segment i rëndësishëm i një publiku të përgjithshëm që sipas regjistrimeve te deritanishme pritet të arrijë mbi 32.000 nga mbarë Rajoni.
Do të vizitojnë Tiranën delegacione zyrtare dhe grupe të organizuara nga komuniteti i biznesit në mbi 150 nga Serbia; 80 nga Turqia, 30 nga Hungaria, mbi 100 nga Republika e Kinës, dhe Italia me mbi 100 kompani ekspozuese.

Në katër hollet dhe mjediset e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do të takohen të gjithë sektorët, , duke nisur nga Ndërtimi dhe Energjetika, Ambienti dhe Turizmi, Telekomunikacioni, Infrastruktura Rrugore dhe Veprat Publike; Industria e Lehtë; Industria Ushqimore; Arti dhe Edukimi; Artizanalja dhe Teknologjia e avancuar.

Në Sallonin e Transportit dhe Infrastrukturës do të ketë përfaqësi shtetërore.
Edhe të rinjtë do të prezantojnë produkte dhe do të dëshmojnë aty për aty punime të krijuara.

Për vizitorin masiv, do të ketë mundësi të degustojë prodhime nga e gjithë bota, të ndjekë ted-talks, të bëjë blerje, etj.

 

Më Shumë