Futboll

Ceferin vendos kufirin: Brenda 3 gushtit mbyllen kampionate e kupa!

"Ekziston mundësia që futbolli të mos rikthehet në fushë për mbylljen e kampionatet, varet nga qeveritë". Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një intervistë të fundit për “ZDF”, pranon mundësinë që kampionatet kombëtare dhe kupat europiane të mos përfundojnë, edhe pse UEFA, sipas tij, por bën gjithçka që ka mundësi për të modifikuar kalendarët, nëse jepet miratimi për rikthimin në fushë.

Elementi i ri në intervistën e Ceferin në krahasim me atë çfarë ai ka thënë më parë, është se tashmë ka një datë limit për mbylljen e sezonit, që është data 3 gusht. "Është e nevojshme që deri më 3 gusht, si Championsi, ashtu edhe Europa League, duhet të jenë mbyllur, - thotë presidenti i UEFA-s. - Po jetojmë një situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të jemi fleksibël, kupat europiane mund të luhen në të njëjtat data të kampionateve kombëtare, në të njëjtët orare.

Kemi plane të ndryshme për rifillimin e aktivitetit në maj qershor apo korrik, por nëse autoritetet nuk e lejojnë, nuk do ta bëjmë. Shëndeti do të jetë gjithmonë para gjithçkaje. Varet nga qeveria e çdo vendi që është anëtar i UEFA-s. Formati nuk do të jetë problem, do të luajmë me sistemin aktual, ose me formula të reja, me ndeshje teke në fushë neutrale, apo me short se kush duhet të luajë në shtëpi. "Final eight" dhe "final four" janë gjithashtu të mundshëm, me dyer të mbyllura, por me televizionet të pranishëm".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë