Futboll

Ceferin i hap rrugën organizimit të finales së Championsit në SHBA

Gazeta Si – Të reja të bujshme për Ligën e Kampionëve, që së shpetji mund të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. UEFA po studion skenarin, Ceferin e konfirmon.

Në një të ardhme jo shumë të largët finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Konfimrmi vjen nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë të fundit, ku ai duket i bindur për eksplorimin e tregut amerikan.

Aleksandar Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 26 prill 2023

Në veçanti janë marrë në konsideratë ndeshjet e Euro 2020, që janë ndjekur masivisht përtej oqeanit. Aty ka lindur ideja gjeniale për shtrirjen e kompeticionit të rëndësishëm europian në horizonte të reja, ku mbretëtojnë NBA dhe Super Bowl.

Nëse ky skenar do të konkretizohet, do të jetë e mundur vetëm për vitin 2026, duke qenë se për vitet e ardhshme janë përcaktuar tashmë se ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve. Këtë sezon i takon Stambollit, sezonin tjetër Londrës dhe në 2025-ën Mynihut.

Më pas mund të kemi spostimin në SHBA, Aleksander Ceferin ka nisur nga puna: "Championsi në Los Anxheles, Nju Jork ose Atlanta? Po, është e mundur. Kemi nisur ta diskutojmë, por pastaj erdhi Kupa e Botës. Të shohim, por është e mundur”, - ka thënë slloveni. Ka vetëm një problem në këtë histori, që ka të bëjë me orarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë