Futboll

Ceferin, elozhe Shqipërisë: Ka bërë progres të madh në futboll

Gazeta Si - Për herë të parë në histori, Shqipëria do të organizojë një finale të një kompeticioni europian për klube. Është një arritje e madhe, që vlerësohet edhe nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Numri 1 i futbollit europian do të jetë i pranishëm në “Air Albania”. Ai do të ndjekë finalen e parë të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit.

Aleksander Ceferin. Gazeta Si, 24 maj 2022

Në një prononcim përpara kësaj finaleje, Ceferin nuk i ka kursyer vlerësimet për futbollin shqiptar. Duke folur për kanalet e UEFA-s, ai ka theksuar:

“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në botën e futbollit. Tani të rinjtë e këtij vendi mund të ëndërojnë të gjithë se një ditë do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm“.

Ceferin është një nga personalitet kryesore të futbollit botëror, që do të jetë në Tiranë. Zvonimir Boban, Zibi Boniek, Luis Figo, Françesko Toti, Antonio Konte janë të tjerë emra të njohur që nesër do të zënë vend në tribunën e “Air Albanias”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë