Jete & Stil

Çdo hap që hedhim vlen shumë për shëndetin

Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës, gjithashtu aktiviteti fizik është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për  të humbur peshë.

Kështu ndërkohë që humbi kilogramët e tepërt, ju po ashtu bonifikoni muskujt e trupit tuaj.

Duke ecur rreth 1000 metra, ju do të digjni afërsisht 400 kalori.

Në mënyrë që një person të humb kilogramë, ai duhet të bëjë rreth 2000 hapa për të humbur 100 kalori.

1 kilogram në javë mund të shkrihet nëse shpenzoni rreth 500 kalori në ditë, e për këtë ju do të duhet të bënit rreth 10,000 hapa në ditë.

Nëse nuk keni kohë që të shkoni në palestër, atëherë ju këshillohet që të ecni rreth 15-20 minuta në ditë.

Ekspertët e kanë thënë prej kohësh që ecja jep rezultate më të mira në rënien ne peshë se vrapi dhe të mundon shumë më pak. 

Gjithashtu shmangni mjetet e transportit publik,  taksitë apo ashensorët, pasi çdo hap vlen për shëndetin tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë