Humor

Can’t get no satisfaction- Cilit ekip i solli ters Mick Jagger në gjysmëfinalen Francë-Belgjikë?



Franca fitoi ndaj Belgjikës në një raund intensiv gjysmëfinaleje në Rusi, por fansat ishin të hutuar nga lideri i Rolling Stones në turmën e spektatorëve…

Mick Jagger i ka bërë njerëzit të flasin rreth pamjes  së tij “ të athët” dhe “ egërshane”, ndërsa shijonte ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit mes Francës dhe Belgjikës. Dukej se 74-vjeçari nuk po merrte mjaftueshëm kënaqësi ( duke përdorur një prej këngëve emblematike të bandës rrok “Can’t get no satisfaction”)  kur kamera e fokusoi në tribunën e Stadiumit të Shën Peterburgut, i fshehur pas një kapeleje të zezë.

Me të ishin edhe djemtë e tij, James 32  vjeç dhe Lucas, 19. Paraqitja e këngëtarit u vërejt nga përdoruesit e Twitter-it dhe shkaktoi furi në komente, të cilët ishin të interesuar për reagimin e Jagger  ndërsa shënohej gol, për të kuptuar se cilin ekip kishte vendosur të mbështeste ylli i rrokut.  Kjo është edhe frika më e madhe e tifozëve të futbollit, sa herë që Jagger shfaqet në stadium për të ndjekur ndeshje. Jo vetëm tifoz i thekur i futbollit, por lideri i grupit legjendar të rrokut, Rolling Stones ka fituar famë si ndjellës tersi për çdo ekip të parapëlqyer prej tij.

Jagger duke ndjekur ndjeshjen gjysmëfinale, Francë-Belgjikë, Rusi 2018. 

Ndërsa ndeshja dukej e tendosur mes dy ekipeve që pretendonin finalen e madhe të Rusisë, në rrjetet sociale dukej se loja ishte bërë vetë Mick Jagger.

Paraqitja  e Jagger-it në stadium erdhi  një ditë pas mbylljes së turit të Rolling Stones në Varshavë.  Më herët, ai u pa duke shijuar pak kohë të lirë me të bijtë në një restorant.

Diku tjetër në ndeshje, fansat pikasën  praninë e Presidentit francez  Emmanuel Macron dhe mbretit të Belgjikës Filipit dhe mbretëreshës Matilda. Një fans shkruante : “Dua ta fitojë Franca këtë ndeshje, por vetëm nëse Macron përbetohet se nuk do të bëhet i padurueshëm.”

Jagger dhe Brazili, rroku kundër sambës

Legjenda e Rolling Stones Jagger njihet se lëshon mallkimin në çdo anë kombëtareje të cilën e mbështet duke e ndjekur, veçanërisht Brazilin.

Ylli i Rrokut ka një reputacion mes mbështetësve të yjeve të sambës se mallkon ekipin kombëtar  sa herë i sheh duke luajtur. Kështu Brazili gjeti një justifikim për rezultatin zhgënjyes në ndeshjet e grupit ndaj Zvicrës, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1;  Tersi i Mick Jagger-it, i cili u pa në stadium ndërsa Brazili luante ndaj Zvicrës, në ndeshjet e grupit.

Fansat e Brazilit u përpoqën ta kalonin mallkimin te Gjermania në Kupën e Botës 2014.

Kur Jagger u shfaq me djemtë e tij dhe prezantuesen braziliane  Luciana Gimenez në stadium,  fansat nxituan të komentonin: “Sot nuk është dita për të postuar foto të atij tersit” Jagger ishte në stadium  edhe katër vjet më parë , kur Brazili u poshtërua nga Gjermania me rezultatin 7 me 1.

Mick Jagger duke bërë tifozllëk për Anglinë kundër Gjermanisë… përpara se Tre Luanët të mposhteshin me rezultatin 4-1

Jagger-it iu desh madje të mbronte veten në mediet sociale duke shkruar:  “Mund të marr përgjegjësi për golin e parë të Gjermanisë,  por jo për gjashtë  të tjerët!” Ndeshje të tjera që ia kanë shtuar reputacionin si tersndjellës futbollistik  rrokerit përshijnë humbjen  e ShBA-së  ndaj Ganës më 2010-ën. Ai mbështeti Brazilin në disfatën e tyre ndaj Holandës në po  të njëjtin vit dhe ishte në stadium për të ndjekur Anglinë që humbiste me rezultatin 4-1 ndaj Gjermanisë.

Ylli i Rrokut është bërë aq i famshëm në Brazil sa fansat kanë vizatuar një tabelë me Mick Jagger që mban veshur një fanellë të Argjentinës për ta kaluar mallkimin te rivalët. 

 

Më Shumë