Futboll

“Camp Nou” nuk duhet hapur para vjeshtës, ka rrezik serioz infektimi

Si do të jetë futbolli kur të rinisë? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë federata dhe liga, por edhe gjithë tifozët në mbarë botën. Për të dhënë një përgjigje të pjesshme ka menduar një infektolog spanjoll, i cili është i impenjuar në vijën e parë të luftës kundër Koronaviorusit.

“Nuk duhet të hapet stadiumi “Camp Nou” para vjeshtës”, - ka theksuar mes të tjerash Oriol Mija, një mjek infektolog i spitalit “Can Ruti” në Katalonjë. Ai ka folur për “Radio Rac1”, duke këmbëngulur për masat e distancës sociale, siç kanë theksuar ekspertët e fushës, derisa të gjendet një vaksinë apo një kurë mjekësore e certifikuar për të evituar përhapjen sërish të pandemisë.

Sipas arsyetimit të mjekut spanjoll, vende si stadiumi i Barcelonës, me 100 mijë vende, janë një ambient potencial për kontaminimin e personave. Për këtë arsye, “Camp Nou” rrezikon të qëndrojë i mbyllur, madje edhe për të pasur vetëm 22 futbollistë në fushën e blertë duhet të presë gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë