Muzike

Calypso Rose, interpretuesja më e vjetër në festivalin Coachella

Calypso Rose është dëshmia që na tregon se kurrë nuk jemi shumë të vjetër për të performuar në festivalin Coachella, një ndër evenimentet më të mëdha dhe më të rëndësishme muzikore.
Rose, 78 vjeç, ishte këtë vit interpretuesja më e vjetër e festivalit muzikor, e cila u pëlqye nga të gjithë të pranishmit. Ajo lindi në një fshat të vogël në ishullin e Tabagos në Karaibe më 27 prill të vitin 1940. Fillimisht ajo kishte pseudonimin Crusoe Kos, por më pas u pagëzua me emrin Calypso Rose e cila përkonte, edhe me kuptimin e këngës së saj të parë. Fansat e saj të vendlindjes ishin shumë të lumtur që ajo po merrte pjesë në këtë festival.

Rose ka fituar disa çmime gjatë karrierës së saj 64-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë që fitoi çmimin prestigjioz të Trinidadit "Road March", karnavalet më të moda në botë që realizohen në Karaibe. Por, ajo nuk ishte vetëm një këngëtare. Pa kontributin e Rose, gratë në vendlindjen e saj nuk do të mundeshin të merrnin pjesë lirisht në evente muzikore, ashtu si bëjnë sot.
Rose ka shkruar më shumë se 800 këngë dhe është i njohur për mënyrën e saj të të shkruarit e cila ishte përqendruar në krijimin e këngëve me mesazhe mbi dhunën në familje dhe barazinë.

https://youtu.be/h4yhOywnNTw


Ajo shkroi këngën e saj të parë "Glass Thief" kur ajo ishte 15 vjeçe pasi pa një njeri që i vodhi një palë syze nga një grua.
"Unë jam i lumtur që kam krijuar mundësi për shumë femra ne vendlindjen time,” tha ajo në një intervistë të shkurtër mbas festivalit./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë