Drejtësia

Caktohet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë kryebashkiakun Veliaj dhe 10 të tjerë

Gazeta Si – Në Gjykatën e Posaçme janë caktuar gjyqtarët Besmir Stroka, Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri për të gjykuar dosjen e kryebashkiakut Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 9 të pandehurve të tjerë, të cilët nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

Më 27 prill, dosja u nda në 2 fraksione për shkak se 12 të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Të njëjtat kërkesa që kryebashkiaku ka bërë ndaj treshes së mëparshme të gjyqtarëve, pritet t’i bëhen edhe trupës së re gjykuese.

Ndërkohë, kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e Erion Veliajt, të cilat më herët janë rrëzuar nga trupa gjykuese.

Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin se në dosje ka rreth 35 fashikuj me prova digjitale (CD dhe USB), të cilat sipas tij nuk janë hapur dhe as nuk janë shqyrtuar nga gjykata gjatë fazës paraprake.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt të vitit të kaluar. Mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, akuza që janë hedhur poshtë prej tij.

Të pandehurit që vijojnë gjyqin pa gjykim të shkurtuar

Erion Veliaj

Ajola Xoxa

Gentian Sula

Meriman Palushi

Shkëlqim Fusha

Sokol Kryeziu

Linda Kazani

Erald Simixhiu

Ina Goxhaj

Valmir Xoxa

Flutura Xhani

Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar

Elman Abule- “Rametal” shpk;

Fatmir Bektashi- Kontakt shpk

Mirton Lika- Lani shpk

Frosina Bollo- OJF “Frobolous”

Adela Kondakçiu

Fatjon Baci

Klotilda Bushka


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë