Pas marrjes së kryesisë së OSBE-së ditën e sotme, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar edhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj ka bërë me dije se gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borell, diskutuan për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ndër të tjera Cakaj theksoi se me Borell u diskutua edhe rëndësia e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe domosdoshmërinë e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
“Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Europë!”, deklaron Cakaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.