Politike

Cakaj: 30 qershori legjitim, edhe pse shqiptarët s’patën mundësi zgjedhjeje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka komentuar sot raportin e OSBE ODIHR-it, duke deklaruar se sipas monitorueseve ndërkombëtarë zgjedhjet se 30 qershorit ishin legjitime. Ai pranoi se OSBE-ja kishte vënë në dukje një sërë mangësish dhe problemesh që u shfaqën gjatë zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar raportin përfundimtar si pasqyrë e realitetit, por shtoi se ky raport nuk i rrëzon këto zgjedhje.

Në një konferencë për mediat, Cakaj komentoi përmbajtjen e raportit duke thënë se ishte e vërtetë se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar pa marrë për bazë interesin e elektoratit, por kjo sipas tij u krijua pas bojkotit të opozitës.

“Në 30 qershor 2019, Shqipëria ka pasur një sfidë shumë më shumë se zgjedhjet lokale. Është absurd të thuash që zgjedhjet nuk janë legjitime, sepse ti nuk ke marrë pjesë në to. Ne jemi përballur me një dhunë dhe vandalizëm nga opozita, si para zgjedhjeve dhe gjatë tyre, gjë që theksohet dhe në raportin e OSBE-së”, tha Cakaj. “Këto ditë ka ekzistuar një përpjekje për të thënë të kundërtën e raportit. PD dhe LSI kanë qenë të angazhuara në keqinformim të ndërkombëtarëve për çështjet e brendshme. Por përpjekja e tyre ishte e kotë për të tjetërsuar një raport të till të ODHIR. Duhet theksuar se natyrisht në procesin zgjedhor ka patur probleme, por jo jashtë shkaktarve të tyre. Pasi faktori është esencial në shpjegimin e procesit zgjedhor. Ne kemi bashkëpunuar shumë me ODHIR për të zbërthyer dhe përgjigjur gjithë atë. Raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor, zgjedhjet janë bërë pa interesa të mjaftueshme të elektoratit apo grupacioneve e kandidatëve. Kjo vjen për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve, por jo se nuk kanë qenë zgjedhje legjitime. Patëm një proces demokratik, por qeveria nuk merr dot përgjegjësi për garantimin e marrjes pjesë të opozitës në zgjedhje. Por klima gjatë fushatës ka qenë e polarizuar dhe sipas tyre nuk ka patur vëmendje të veçantë. Përgjegjësia është e atyre që bojkotuan. Opozita ka ushtruar presion madhor në elektoratin dhe bashkitë e udhëhequra nga ata. Kjo është ndikuar negativisht për një sjellje te caktuar politike. Askund në raport nuk thuhet se zgjedhjet kanë qenë jo legjitime”, shtoi ministi

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/425098744776006/

Ai ka deklaruar po ashtu se tashmë ka ardhur koha që të bëhet Reforma Zgjedhore dhe se shpreson që opozita të bëhet pjesë e saj.

Ministri i Punëve të jashtëm ka mbajtur qëndrim të forte ndaj opozitës duke thënë se prej kohësh është munduar të ndikojë negativisht për zgjedhjet lokale në vendin tonë dhe se kjo mund të ndikojë edhe tek hapja e negociatave.
Po ashtu Ministri i Jashtëm në detyrë ka akuzuar se PD dhe LSI po përpiqen të dezinformojnë publikun në lidhje me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Gjatë gjithë këtyre të ditëve në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE/ODHIR. Në fakt ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani. Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm. Sidoqoftë më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformimi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzuar një raport ndërkombëtar për të degjelitimuar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë në reflektuar në raportin e ODHIR”, deklaroi ai.

Si kryeministri Edi Rama, edhe Cakaj u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën, duke e ftuar atë në një tryezë për të diskutuar mbi gjetjet e raportit.
“Duhet të rifillojë një dialog politik për të gjitha gjetjet e raportit të OSBE. Nëse për asgjë tjetër, ky raport është më shumë kritik për opozitën, se sa deligjimim për qeverinë. Në Shqipëri zgjedhjet janë zhvilluar pa interesa të caktuara të elektoratit, kjo është vëzhgim objektiv i reliatetit, por kjo ka ardhur pas bojkotimit të zgjedhjeve. Pasi nuk është mundësuar pluralizmi dhe garën mes kandidatëve”, tha ai.

Raporti i OSBE, PD: Asnjë përgjegjësi e jona! Faji i Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi doli në një konferencë me gazetarët për të shpjeguar qëndrimin e opozitës se përse ajo nuk mund të fajësohet për vlerësimin negativ që raporti i OSBE/ODIHR i bën 30 qershorit.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/940496932957795/

“Raporti nuk është përgjegjësi e jona, por përgjegjësi e drejtpërdejtë e partisë në qeveri, që me urdhër politik ndaj 4 anëtarëve tëKomisioni Qendror të Zgjedhjeve i mohuan opozitës të drejtën për administrimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. Raporti i OSBE thotë se nuk gjykon dot as Denar Biba dhe as 6-7 anëtarë të Kolegjit nën presionine vettingu, të gjykojnë dekretin e Presidentit. Raporti thotë qartë që mbi këto dekrete mund dhe duhet të gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe pa u shprehur Gjykata Kushtetuese për këtë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje legjitime”, deklaroi Bardhi.

Sipas Bardhit, Edi Rama injoroi interesin e qytetarëve duke u ofruar atyre në vend të zgjedhjeve një palë votime. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve hodhi poshtë edhe deklaratën e Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj që tha se raporti i OSBE/ODIHR qorton opozitën se braktisi interesin e qytetarëve.

“Raporti nuk mund të ketë qenë siç thotë ministri i Jashtëm i Edi Ramës për opozitën, sepse të gjithë e ditën qëOSBE/ODIHR nuk ishte këtu për të monitoruar opozitën, por zgjedhjet. Raporti i OSBE më shumë se raport që skanon procesin zgjedhor, është një skanim i një veprimtarie kriminale të ndodhur para, gjatë dhe pas veprimeve të 30 qershorit. Raporti shprehet qartë se opozita u detyrua që të dorëzonte mandatet pas rrëzimit të propozimit për vettingun politik nga ana e mazhorancës”, vijoi ai.

Bardhi konfirmoi se reforma zgjedhore mbetet një përparësi për Partinë Demokratike, por sërish e vlerësoi si të pamjaftueshme nëse mungon vullneti politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa përfshirjen e krimit në to.

“Edhe nëse reforma bëhet, nuk është garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjithë e dimëqë blerja e votave, shantazhi për votuesit janë vepra penale dhe ka një ligj për këtë, por ky ligj nuk zbatohet. Vullneti politik është garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ishte as Kodi Zgjedhor dhe as Kodi Penal që e detyroi Edi Ramën të zgjidhte Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun, por ishte vullneti i tij politik”, tha Sekretari i Përgjithshëm demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë