Futboll

Bylisi fiton ‘ndeshjen e kërcënimit’, futet në lojë për qëndrimin në elitë

Gazeta Si – Ndeshja Kastrioti-Bylis, e shtyrë nga java e 28-të e Superiores, për shkak të kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja, u luajt sot në Elbasan. Bylisi fitoi me rezultatin 0-2, duke u rifutur kështu në garën e qëndrimit në nivelin elitar të futbollit shqiptar.

Kastrioti e nisi shumë keq ndeshjen, teksa pas 7 minutash Kodra u ndëshkua me karton të kuq për goditje të kundërshtarit. Kaçorri dhe Joalison me penallti shënuan golat e fitores për ballshiotët, të cilët tashmë e shohin Teutën vetëm 2 pikë larg dhe Kukësin 3 pikë.

Ndeshja e sotme u gjykua nga arbitri Andi Koçi. Kur FSHF publikoi deklaratën për kërcënimin e Juxhin Xhajës, bënte me dije se arbitrat nuk merrnin përsipër të gjykonin ndeshjet e Kastriotit, por situata më pas ndryshoi.

Ende nuk ka një vendim në lidhje me hetimin që po kryhet nga organet ligjzbatuese për kërcënimin e Xhajës, ndërkohë që në ambientet futbolldashëse sa vijnë dhe shtohen zërat dyshues për atë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë