Politike

Buxheti, PD: S’ka rritje pagash e pensionesh, 112 mln euro për PPP

Partia Demokratike ka reaguar ndaj paraqitjes buxhetit të ri të ministres Anila Denaj, duke deklaruar se qeveria nuk ka parashikuar rritje pagash e pensionesh. “Mund te quhet buxheti i mashtrimit, pasi nga njëra ane pretendohet rritje ekonomike prej 4.1%, por nga ana tjetër të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale. Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshpërblimin e ish pronarëve. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë”, tha drejtori i Kabinetit të PD-së, Dorina Teliti.

Shifrat e paraqitura nga


Për Partinë Demokratike ndërsa nuk ka asnjë qindarkë për rritje pagash, si lum vërshojnë fondet buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë. “120 milionë euro, apo 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit. Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke pasur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh.Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale. Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme”, theksoi Teliti. Për partinë më të madhe në pushtet kjo vjen se nga fakti se ky është projekti i fundit i kryeministrit Rama, duke e “shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t’Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, nga mundi dhe djersa e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë