Lajme

Buxheti në shëndetësi, Shehu: Drejt niveleve Afrikano-Qendrore

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për buxhetin 2019 në shëndetësi të prezantuar nga qeveria.

Për deputetin demokrat, materiali i paraqitur është krejt “shterpë”, dhe nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që të ngjallë ndonjë shpresë për përmirësim.

"Buxheti 2019 në Shëndetësi-Buxheti i “vazhdimësisë” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore. Ky material është krejt ‘shterpë’, nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që së paku të ngjallë ndonjë shpresë për përmirësim. Nivelet e financimit të sistemit ngelin më të ulëtat në Europë me rreth 2,1% të GDP nga buxheti e rreth 0,6% nga Kontributet, të dyja së bashku rreth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qëndruar përsëri te pagesat direkte të qytetarëve në mbi 50% të shpenzimeve, thellësisht antisociale kjo. Asnjë fjalë për konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet për ngritjen e cilësisë së mjekimit e objektivat për këtë”, shkruan deputeti demokrat.    

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2261088210794831&set=a.1412652082305119&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë