Lajme

Buxheti 2019 për Arsimin: Do rriten me 7% pagat e mësuesve

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2019 për Arsimin, kryeministri Rama premtoi rritje pagash për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%.

Kryeministri u shpreh se në vitin 2019 sistemi arsimor  940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa do dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.

“Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë, - tha kryeministri. - Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit arsimit”.

Rama nënvizoi se “rritja e pagës prej 7%, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi”.

Sa I takon numrit të ndihmës-mesuesve në vvitin 2019, kreu i qeverisë sqaroi: “Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta”- shtoi kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë