Lajme

“Buxheti 2019”, Ahmetaj: Të regjistrohen pronat

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj, tha në Këshillin Konsultativ për Buxhetin 2019 të pushtetit vendor se vëmendja e qeverisë është tek taksa e pronës.

Ministri pohoi se sot janë 600 mijë prona të detajuara në Shqipëri, por qëllimi është që të identifikohen edhe 600 mijë të tjera, me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes.

“Nga muaji maj morën një tur në të gjithë vendin. Dua të them se kemi pasur më shumë rezultate.  Buxheti vendor  është shumë i rëndësishëm  për qytetarët.  Tiparet e buxhetit: Deficiti buxhetor është më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit. Investimet publike do të jenë deri në 5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto.  Borxhi publik pritet të ulet në 64.9 për qind.  OSHEE të mos jetë agjenti i mbledhjes, por ju të keni  agjentët tuaj dhe instrumentet e taksës. Platforma e vlerësimit do të jetë unike. Pushtetet vendore do të jenë të detyruar, që të përmirësojnë informacionin në platformë ditë pas dite e muaji pas muaji. Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuar, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkojnë  tek qeliza  dhe tek metri katror. Kjo do na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, tha ndër të tjera ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë