Gazeta Si - Një grua u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Korçë, pasi u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e çiftit Myrtollari në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës.
Policia tha se mbeti e plagosur 38-vjeçarja Marjola Myrtollari, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Aleko Myrtollari, 46 vjeç.
Menjëherë pasi plagosi gruan, autori i dyshuar u arratis dhe policia po punon për kapjen e tij.
Paraprakisht, shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia. Çifti i bashkëshortëve kanë 3 fëmijë. Ata jetonin me qira në Korçë prej rreth 1 muaji e gjysmë.
Burime thonë se kishin konflikte, pasi bashkëshorti dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Po ashtu, përveç problemeve të vazhdueshme, 46-vjeçari mësohet se ushtronte edhe dhunë fizike nga gruas.
Ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, ajo që e ka gjetur të ëmën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. 38-vjeçarja ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Fillimisht në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, por autori i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka goditur disa herë më thikë bashkëshorten.
Aleko Myrtollari raportohet po ashtu se konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.