Ka ndodhur

U plagos nga bashkëshorti, 38-vjeçarja niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Gazeta Si - Marjola Myrtollari, 38-vjeçarja e plagosur nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë me thikë, është nisur me urgjencë nga Korça, drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Që prej momentit të ngjarjes, Myrtollari ka qëndruar në reanimacion në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa plagë me thikë në trup.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari, vazhdon të jetë në arrati. Forca të shumta policie në qarkun e Korçës janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

Ishte vajza e madhe e familjes Myrtollari ajo që njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë