Bota

Burgosja e kritikut Navalny, BE bie dakord për sanksione ndaj Rusisë

Ministrat e jashtëm nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë ranë dakord për të vendosur sanksione kundër Rusisë, pas veprimeve ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Përgjegjësit do të  përballen me ngrirjen e pasurive dhe ndalime për hyje në Bashkimin Europian.

Vendimi erdhi pasi Franca, Gjermania, Polonia i kanë kërkuar bllokut të ndërmarrë hapa kundër Kremlinit.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell do të hartojë një listë të të prekurve, që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e Navalnyt. Deri më tani, diplomatët nuk kanë treguar emra të veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë