Drejtësia

Burg për 9 të akuzuarit për drogë në Elbasan, mes tyre edhe ‘Ujku i Cërrikut’

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit lë lënë në burg 9 personat e arrestuar në këtë qytet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” kundër narkotikëve që u shtri në disa qytete.

Të arrestuarit janë: Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.

Sai takon “Ujkut tw Cërrikut”, ai ra “pre” e kurthit të agjentëve të infiltruar. I njohur në rrjete sociale, në bisedën që “Ujku” ka bërë me një të ri në rrjetin social Instagram, shihet të reklamojë më së miri mallin e tij, ku thotë gjithashtu se tek ai blen i gjthë Cërriku.

Ky operacion, çoi në pranga qindra persona, duke shkatërruar 23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë.

Kanabisi që këta trafikantë tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë, tre herë më shtrenjtë se kanabisi klasik. Trafikantët e fusnin hashashin në konserva dhe më pas e shpërndanin.

Policia ka sekuestruar kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, armë zjarri dhe armë të ftohta, vlera monetare e aksesorë që shërbejnë për paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë