Ka ndodhur

Burg për 27-vjeçarin që aksidentoi dy turistët polakë në Shkodër  

Gazeta Si - Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje çiftin e turistëve polakë është shprehur se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për David Gjonajn.

27-vjeçari tentoi të hynte në një pikë karburanti ku nuk i lejohej të kthehej, pasi vija e bardha ishte e pandërprerë.

Gjyqtarja  Izabela Radovani e quajti të ligjshëm arrestimin e të riut dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për ‘arrest me burg”.

Aksidenti tragjik ndodhi të premten e shkuar (6 maj),rreth orës 11:20 në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Në vendin e quajtur “Kryebushat” të Shkodrës, një automjet tip “Volksëagen” me drejtues Gjonajn, përplasi një çift turistsh që po udhëtonin mbi motor.

Shtetasit Waldemar Makoëski 45 vjeç dhe pasagjerja, shtetasja Marta Makoëska 42 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Turistët polakë kishin ardhur prej pak ditësh në Shqipëri dhe po udhëtonin në veri për të shijuar atraksionet lokale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë