Ka ndodhur

Shkodër, aksidentohet për vdekje me motor një çift turistësh polakë

Gazeta Si - Dy turistë polakë burrë dhe grua, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e të premtes në Kryebushat në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar Makowski, 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetësja, Marta Makowska, 42 vjeçe.

Dy turistët polakë që kishin ardhur për të zbuluar vendet tërheqëse të Shqipërisë, udhëtimin e tyre po e bënin me motor.

Fotot e fundit që kanë postuar në rrjetet sociale janë ato të një dite më parë.

Ata ishin nisur nga Lezha në drejtim të Shkodrës, por për fat të keq udhëtimi i tyre u ndërpre nga një aksident fatal.

Motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet tip Golf 5 që drejtohet nga 27 vjeçari me inicialet Gj.D., nga Puka.

Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qenë e fuqishme, pasi motori i tyre është shkatërruar plotësisht.

Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët.

Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka të regjistruar momentin e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkoder, ju nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i pastër.

Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë