Sociale

Burg nëse vret qenin apo macen!

Ditën e sotme, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese u diskutua dhe më pas u votua nisma ligjore e firmosur nga 37 mijë e 500 zgjedhës për ndryshim të kodit penal, lidhur me ata që vrasin apo keqtrajtojnë kafshët shtëpiake.

Përveç vrasjes së kafshëve shtëpiake, krim do të konsiderohet edhe keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve, pa marrë më parë miratime të ekspertëve të ngarkuar me çështje të tilla.

Dënimet për vrasjen e kafshëve shtëpiake shkojnë deri në dy vite burg. Po kaq është edhe dënimi për ogranizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronarët e tyre, ndërsa për eksperimentet parashikohen deri në 3 vite.

Të gjitha dënimet shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Gjithsesi për masën e denimit penal do të jetë Komisioni i ligjeve, i cili do të bëjë vlerësimet përfundimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë