Erion Veliaj prezantoi sot projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës teksa tha se tashmë shumë njësi do të shpëtojnë nga përmbytjet, vuri në dukje se Bashkia e Tiranës si dhe 4 ambasada kanë në plan të zhvendosen në Bulevardin e Ri.
“Lajmi më i mirë është për njësinë 4.8.9 që e prisnin shiun me dorë ne zëmër, pasi përmbyteshin. Ky është një problem si ‘përrallë nga e kaluara’. Nuk duhet të shqetësohemi më për lumin e Tiranës. Ai nuk është më vetëm një projekt rehabilitimi, por aty kemi mbjell pemë, e kemi hapur shtegje. Por ju them s nuk keni parë më akoma se si do të transportohet lumi i Tiranës. Për çfarë i bëjmë ne qytetet? Për makinat apo qytetarët?!
Përsa i përket Bulevardit të Ri, Veliaj tha se po themelohet lagjia e parë ku e gjithë infrastruktura mendohet paraprakisht. Sipas kryebashkiakut kjo zonë pritet të strehojë rreth 100 mije persona deri në fund të vitit 2050.
“Betejën më të madhe nuk e kemi me kundërshtarin, por me humbjen e kohës”, tha Veliaj. Me sytë nga zgjedhjet e ardhshme, ai kërkoi që të kryeqyteti të mos pësojë me “lemza 4-vjeçare si ajo e vitit 2011, ku Tirana humbi shumë kohë”, nënvizoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.