Lajme

“Bularati”, Basha: Rama kërkon të heqë vëmendjen me deklaratat e tij

Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryedemokrati Basha nuk la pa komentuar edhe vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri nga forcat RENEA. 

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që të zhvendosë vëmendjen me deklarata nga qeverisja e tij.

“Kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer në ngjarje politike u shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vëmendjen nga kriza e thellë ku ndodhet vendi në këtë anë të kufirit. Dhe pa dyshim ka aktorë nga ana tjetër e kufirit që duan ta shfrytëzojnë për axhendën e tyre politike”, u shpreh Basha. ndërsa theksoi se të dyja përpjekjet janë të dënueshme.

“Kemi të bëjmë me një njeri të destabilizuara psikologjikisht, i rrezikshëm për Shqipërinë, që nuk është në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale por edhe të prodhojë ngjarje dhe fenomene që mund të çojnë drejt destabilizimit Shqipërinë dhe rajonin. Streha e fundit e maskarallëkut është nacionalizmi i shtirur”, u shpreh ndër të tjera Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë