Lajme

Budina: Meta shpërndan Kuvendin, nëse populli do. Prandaj ngrihuni

Regjisori Edmond Budina gjatë një tubimi në Durrës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti tezën e kreut të shtetit Ilir Meta në një emision televiziv kur tha se do të shpërndante Parlamentin nëse e kërkon populli.

”Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni ç’bëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin…Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën”, tha Budina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë