Biznes

Brnabiç: Serbia nuk do të rrisë çmimet e energjisë për bizneset

Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të rriten, kështu tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke reaguar ndaj zërave se qeveria do të rrisë çmimin nga 95 - 120 euro për megavat orë (MWh).

Kryeministrja Ana Brnabiç mohoi se çmimi i energjisë elektrike për bizneset do të rritet në 120 euro për MWh. Ajo theksoi se çmimet aktuale janë 70 euro për MWh për qytetarët dhe 95 euro për MWh për firmat dhe shtoi se janë më të ulëtat në Europë.

Brnabiç tha se çmimi i energjisë elektrike në treg varion nga 350 euro për MWh në më shumë se 600 euro për MWh, duke shtuar se qeveria po i subvencionon ato.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, qeveria e Serbisë ka kontrolluar çmimin e energjisë elektrike për bizneset, të cilat dikur ishin në tregun e lirë. Qeveria zgjodhi këtë lëvizje për shkak të krizës energjetike dhe një rritjeje të rëndë, 200% të çmimit në treg, në 150 euro për MWh.

Tarifa për herë të fundit është rritur në fund të gushtit, nga 75 euro për MWh në 95 euro për MWh ose gati 27%. Vendimi është i vlefshëm deri në fund të dhjetorit, kur qeveria është parashikuar ta përditësojë. /Balkaneenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë