Njerez

Britania zbërthen grupin shqiptar që dërgonte emigrantët ilegalisht atje, 7 të arrestuar

Një grup trafikantësh shqiptarë që dërgonin njerëz drejt Britanisë së Madhe nga Spanjë është çmontuar pas disa arrestimeve të herë pas hershme.

Grupi i krimit të organizuar merrte emigrantët, shumica shqiptarë dhe i kalonte në Britani nga portet e Bilbaos dhe Santander nëpër mjet trageteve që ndalonin në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool, sipas Agjencisë Britanike kundër Krimit.

Besohet se emigrantët kanë paguar nga 3 mijë në 15 mijë euro për tu "kaluar".  Rrjeti i trafikantëve u ofronte emigrantëve akomodim dhe ushqim deri sa të niseshin për në Britani.

Agjencia ka zbuluar 50 njerëz të lidhur me rrjetin deri tani, por numri real i tyre pritet të jetë më i lartë. Autoritet spanjolle dhe britanike kanë 1 vit që bashkëpunojnë për identifikimin e organizatorëve të këtij rrjeti. Midis të hënës dhe të mërkurës, janë arrestuar 7 vetë, 2 nga të cilët besohet se ishin drejtuesit. Ata jetonin në Shqipëri, por janë arrestuar në Spanjë dhe do të përballen me drejtësinë spanjolle.

Në një konferencë të partisë Konservatore, sekretarja Suella Braverman tha se kjo është skllavëri moderne.

"Sot numri më i lartë i emigrantëve që vijnë janë nga Shqipëria, një vend i sigurtë. Shumë nga ata thonë se po trafikohen si skllavë modernë. Ndonëse ato kanë pagaur mijëra dollarë për të kaluar Kanalin e për të ardhur në Britani. Ata nuk janë skllavë modernë, ata gënjejnë se po trafikohen"./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë