Rend dhe Ligj

Britania kthen në Tiranë 11 shqiptarë, të akuzuar për drogë dhe kalim të paligjshëm me gomone

Gazeta Si - Britania e Madhe depërtoi drejt Tiranës 11 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm.

Në këtë fluturim, ishte edhe një i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e narkotikëve, ndërsa të tjerët persona të cilët kanë kaluar kanalin e La Manshit në mënyrë ilegale. 

Sipas britanikes "Daily Mail", grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.

Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit. Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Kujtojmë se në datën 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund.

Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paund.

Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford.

Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.

Në muajin tetor të këtij viti u krye një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në Shqipëri, ku u sollën në Tiranë 120 shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, rezulton se këtë vit shtetasit shqiptarë mbajnë rekordin e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale në këtë shtet, duke kapur shifrën e 3467 personave, të dënuar në Angli për krime të dhunshme.

Në korrik të vitit të shkuar, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nënshkroi një marrëveshje me homologen e tij Priti Pattel në Tiranë për dëbimin nga Britania të shqiptarëve që kapen ilegalisht në ishull dhe ata të cilëve i kanë mbetur pak muaj nga kryerja e dënimit në burgjet angleze.

Kërkuesi, pra pala angleze thuhet në marrëveshje, i kërkon ambasadës shqiptare në Londër, që brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës, lëshon dokumentin e udhëtimit, ose në afatin maksimal 5 ditë pas marrjes së përgjigjes pozitive, për të dëbuar një person pa leje qëndrimi.

Pala angleze sipas marrëveshjes merr përsipër në raste të veçanta shoqërimin me roje sigurie apo personel mjekësor të personit apo personave që do të dëbohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë