Ne rrjet

Britania i siguron Europës 400 mln doza vaksine deri në fund të vitit

Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës kanë nënshkruar një kontratë me ‘Astrazeneca’ për furnizimin deri në 400 milion doza vaksine “të destinuara për popullatën europiane “.

Vaksina kandidate lindi nga studimet e Universitetit të Oksfordit dhe do të përfshijë gjithashtu kompani të rëndësishme italiane në fazën e zhvillimit dhe prodhimit. Shpërndarja e dozave të vaksinës do të fillojë këtë vit.

“Angazhimi parashikon që rruga e eksperimentimit, tashmë në stad të përparuar, do të përfundojë deri në vjeshtë me shpërndarjen e dozave të para”, sqaroi Ministri Italian Speranza. “Për mua gjithmonë do të konsiderohet një e mirë publike globale, e drejtë e secilit, jo privilegj vetëm për disa” tha ministri Italian.

Kompania globale biofarmaceutike “Astrazeneca” ka dyfishuar kapacitetin e saj për prodhimin e vaksinës potenciale të Universitetit të Oksfordit kundër koronavirusit në 2 miliardë doza.

Laboratori i Universitetit të Oksfordit kishte njoftuar më parë se deri në muajin shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Gjithashtu  kapaciteti i saj prodhues për vitet 2020 deri 2021 do të jetë  deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë