Vaksina e parë e Covid-19, është rreth 90% efektive sipas të dhënave paraprake. Ekspertët nga konpanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech e përshkruan këtë gjë si një “arritje të madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur shqetësime. Tashmë kompanitë po planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent nga OBSH në mënyrë që vaksina të vihet në përdorim në popullatë deri në fund të muajit. Por për ekspertët ka ende sfida të mëdha përpara, por njoftimi është mirëpritur dhe disa tregojnë që jeta mund të kthehet në normalitet deri në pranverë.
Kur do të jetë në dispozicion vaksina?
Kompanitë thonë se një numër i kufizuar njerëzish mund të marrin vaksinën këtë vit. Pfizer dhe BioNTech shpjegojnë se ata do të kenë të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e vaksinës deri në javën e tretë të Nëntorit, për të çuar vaksinën te rregullatorët. Derisa të miratohet nuk do të jetë e mundur për vendet të fillojnë fushatat e tyre të vaksinimit. Të dy kompanitë thonë se do të jenë në gjendje të kijojnë 50 milion doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021. Çdo person ka nevojë për dy doza. Vendi i parë që do të marrë vaksinën që e ka porositura tashmë (30 milion doza), do të jetë Britania e Madhe, ku fillimisht do duhet të marrë 10 milion doza deri në fund të vitit.
“Unë jam ndoshta i pari që e them këtë, por do ta them me njëfarë sigurie. Ne mund të kthehemi në normalitet deri në pranverë,” tha John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oksfordit.
Një vaksinë krahas trajtimeve më të mira shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga kudratat që janë vendosur në të gjithë jetën tonë. Të dhënat tregojnë se trajtimi i kësaj vaksine përfshin përdorimin e dy dozave të cilat duhet të merren me tre javë largësi nga njëra tjera. Provat e para të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi tregojnë se mbrojtja prej 90% arrihet shtatë ditë pas dozës së dytë.

Kush do të vaksinohet fillimisht?
Jo të gjithë do ta marrin vaksinën menjëherë dhe janë politikat e vendeve që vendosin se kush duhet të ketë me shumë përparësi. Stafi i spitalit dhe punonjësit e shtëpive të kujdesit dhe të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese, do të jenë të parët që do të marrin vaksinën. Por gjithçka dot varet nga vaksina dhe efikasiteti i saj, ndërkohë që personat nën moshën 50 vjeç dhe pa probleme mjekësore, e të rinjtë e shëndetshëm do të jenë në radhë të fundit për vaksinën.

A ka ndonjë problem të mundshëm?
Ka ende shumë pyetje pa përgjigje pasi këto janë vetëm të dhëna fillestare. Ekspertët nuk e dinë nëse vaksina ndalon përhapjen e virusit apo thjesht kuron, ose nëse funksionon njësoj tek të gjithë personat e moshuar. Ndërkaq, për pyetjen më të madhe “sa zgjat imuniteti” do të duhen muaj ose potencialisht vite për t’u përgjigjur. Ekzistojnë gjithashtu sfida masive prodhuese dhe logjistike në imunizimin e një numri të madh njerëzish, pasi vaksina duhet të mbahet në depo ultra të ftohtë nën minus 80 gradë celsius. Vaksina duket e sigurt nga provat e mëdha deri më tani, por asgjë, përfshirë paracetamolin, nuk është 100% e sigurt.
Si funksionon?
Ka një sërë vaksinash në fazat e fundit të testimit por kjo është e para që ka treguar rezultat. Vaksina përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, në mënyrë që të trajnojë sistemin imunitar. Provat e mëparshme kanë treguar që vaksina trajnon trupin për të bërë të dy antitrupa dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar, të quajtur qelizat T për të luftuar koronavirusin.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje