Njerez

Britani, në lagjen e shqiptarëve që akuzojnë qeverinë se po i bën ‘kokë turku’

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzojnë qeverinë se i kanë bërë “koka turku” duke thënë se nuk janë gangsterë apo hajdutë.

Ata thanë se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat e tyre ndërsa këmbëngulin se nuk pretendojnë përfitime dhe nuk janë ‘gangsterë apo hajdutë’.

Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, emigrantët pohuan se janë viktima të racizmit të hapur dhe janë shënjestruar qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga cështje të tjera.

Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i “01 Café Bar” dhe një nga rreth 150,000 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, tha për Daily Mail se “shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta”.

Ervis Abdullaj, 39 vjeç, është pronar i kafenesë 01 në veri të Londrës dhe një nga rreth 150,000 shqiptarë që jetojnë në MB.

Ai shtoi duke thënë se Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë këtu. “Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë një luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”, tha ai.

Abdullaj, i cili shkoi në Britani në vitin 2014 përmes kanaleve zyrtare tha se nuk ka kaluar ilegalisht në varkë dhe ka menduar për një jetë të mirë në Britani.

“Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj. Nuk është faji ynë që nuk mund të bashkohet dhe të bëjë diçka për krizën e emigrantëve. Kështu që është më e lehtë t'i lidhësh të gjitha me shqiptarët”, tha ai.

Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe janë akuzuar për kontrabandën e njerëzve dhe kontrollin e pjesëve të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës në vend.

Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi, këmbënguli: “A jemi ne i vetmi komunitet në MB që përfshihemi në kriminalitet dhe trafik droge? Unë nuk mendoj kështu. Kam 25 vjet që jam në Britani dhe nuk e di pse tani shqiptarët fajësohen për gjithçka”.

Ai tha se edhe pse janë një komunitet i vogël, po fajësohen për të gjitha problemet e mëdha që vendi.

“Është racizëm për mendimin tim, sepse është më e lehtë për Qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësi”.

Ndërtuesi Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka 10 vite që ka shkuar në Britani tha se shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge.

Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka 100 vite në Britani tha se shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge. "Pse të fokusohemi vetëm te Shqipëria?"

“Pse po fokusohen vetëm në Shqipëri?”

Shumica e atyre në kafenetë e shqiptarëve të Hendonit kanë jetuar në Britani të Madhe për pesë vjet ose më shumë dhe pak e pranuan se kanë shkuar ilegalisht me varka emigrantësh.

Por Esad, 24 vjeç, i cili donte të jepte vetëm emrin e tij dhe nuk donte të fotografohej, pranoi se kishte shkruar atje me varkë.

“Shumë njerëz duan të vijnë sepse jeta në Shqipëri nuk është e lehtë. Është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat që të fitosh 200 £ në muaj. Unë jam duke pritur që kërkesa ime për azil të shqyrtohet. Dhe në Londër jeta nuk është e lehtë, por është më mirë se të jesh në Shqipëri”, tha ai.

Ndërtuesi Mondi Reci, 42 vjeç tha se shumica prej atyre nuk kanë shkuar ilegalisht me varka.

Ai pranoi se ka nga ato që janë përfshirë në veprimtari kriminale por nuk mund të thuash për të gjithë shqiptarët këtë gjë.

Ndërtuesi Modi Reci, 42 vjeç.

Edi Terziu, 37 vjeç, një ndërtues me origjinë nga Elbasani, tha për MailOnline se ka shkuar në Britani për punë.

“Kam ardhur 15 vjet më parë dhe tani është shtëpia ime. Unë kam një grua dhe dy fëmijë, djali im më i vogël ka lindur këtu. Nuk ka punë në Shqipëri. Kështu erdha në Londër. Ishte e vështirë të filloja sepse nuk e dija gjuhën. Por kam punuar shumë dhe tani është shtëpia ime. Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi gangsterë. Ne nuk kërkojmë përfitime. Ne punojmë për paratë tona”, tha ai.

Edward Balla, 31 vjeç, tha se atje punon murator dhe nuk shet drogë e as nuk është kriminel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë