Lajme

Brexit dhe lufta tregtare vendosin nën presion investimet globale

Ryan Browne-Investment nën presion mes Brexit dhe luftës tregtare SHBA-Kinë, sipas një studimi të fundit të publikuar të hënën.

Më pak se gjysma, 46 % e planit ekzekutiv global për të blerë firma të tjera në 12 muajt e ardhshëm, një10 % ra prej vitit të kaluar, tha EY në rportin e tij 2-vjeçar “Global Capital Confidence Barometer”.

Konsulenca tha se 46 % e atyre që iu përgjigjën anketimit prej më shumë se 2,600 ekzekutivë në 45 vende thanë gjithashtu se vërejtën që mungesa e sigurisë tek rregullimi dhe gjeopolitika janë risqet më të mëdha  për aktivitetin e marrëveshjeve vitin e ardhshëm.

“Gjeopolitika, tregtia dhe pasiguritë e lidhura me tarifat kanë shkaktuar më në fund tekn disa sipërmarrës vendimin për të shtypur butonin pezull,” Steve Krouskos, nënkryetar i ekipit global të shërbimeve të këshillimit të transaksioneve të KE-së, u shpreh në një njoftim.

“Pavarësisht shifrave më të mira se ç’priteshin në të ardhura në gjysmën e parë të vitit dhe synimin e strategjive të pamohueshme për marrëveshje, ne parashikojmë që ky vit të përfundojë më dobët se ç’nisi për  M&A.”

Ky vit ka qenë dukshëm një prej të ashtuquajturve mega marrëveshje. Gjigandi farmaceutik gjerman Bayer mbylli marrëveshjen për të blerë firmën amerikane të agrobiznesit Monsato këtë vit me 63 mld dollarë dhe titani amerikan i medieve, Disney dhe Comcast u përfshin në një luftë të profilit të lartë ku Disney ra dakord për të blerë Tëenty-First Century Fox për 71.3 miliardë dollarë dhe Comcast që ofroi 40 miliardë dollarë për rivalin britanik Sky.

Raporti i EY tha se, aktiviteti i M&A është përkeqësuar disi për shkak të pasigurve politike, megjithatë bazat mbeten të fuqishme, me 90% të drejteusëve të kompanisë që presin përmirësime.

Vetëm 9 % e atyre që i janë përgjigjur anketimit thanë se presin që tregu i M&A të qëndrojë stabël në 12 muajt e ardhshëm, gjithsesi EY tha se situata aktuale është thjesht një “pauzë”

“Lajm i mirë është se kompanitë do ta shfrytëzojnë këtë moment si mundësi për tu fokusuar në integrimin e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara 12 muajt e kaluar,” tha Krouskos, përfaqësuesi i EY. “Kjo është një periudhë pushimi, jo një ndalim i përhershëm. Bazat dhe arsyetimi strategjik për marrëveshjet mbeten të forta dhe oreksi për të fituar do të rritet deri në gjysmën e dytë të vitit 2019. “]

*Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë