Kompania Matrix Konstruksion ka shpallur planin për të ndërtuar kompleksin me 49 kulla banimi në zonën e Laprakës përballë Doganës së Tiranës. Projekti në emërtimin “Tirana Festival City”, i publikuar në adresën http://matrixkonstruksion.com/project/tirana-festival-city/) raportohet si një projekt në ndërtim nga kompania Matrix.
Sipas të dhënave, projekti përbëhet nga 49 Kulla Rezidenciale dhe është vendosur në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës dhe 12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.
Rezidencat e reja janë projektuar si një qendër shumëfunksionale. Projekti me 49 objekte rezidenciale do të ketë në mes një qendër të madhe tregtare, hotel, shkollë të mesme, kulla për zyra, kinema, park dhe fusha sportive, hipermarket, fitnes, bare dhe restorante, garazhe dhe zona parkimi.
Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe 220 mijë metër katrorë, ku hapësira që do të zihet nga ndërtimet është 673 mijë metër katrorë.
Kompania Matrix sh.p.k. që do të zhvillojë këtë projekt raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016 dhe fitim vjetor 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekë.
Ekspertët e tregut i vlerësojnë projekte të tilla si Tirana Festival City të përshtatshme për sektorin e banesave, për shkak se kanë një organizim të mirë të jetës komunitare në raport me projektet e banesave të realizuara deri më tani. Të tilla projekte janë shndërruar në trend së fundmi.
Në anën tjetër të Tiranës, në zonën e “Ali Demi” kompania “Kontakt” është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm me mbi 33 kulla i cilësuar si “Mangalem 21”. Projekti ka nisur të zhvillohet. Kompania “Kontakt” njofton se çmimet e apartamenteve në “Mangalem 21” do të jenë 700 euro metër katror dhe ato të dyqaneve 1150 euro për metër katror.
How to purchase medicaments online at best prices
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.