Njerez

Brenda ‘pikëllimit të pandërprerë’ të Lisa Marie Presley për vetëvrasjen e djalit

Lisa Marie Presley shkroi një letër vetëm pesë muaj para vdekjes së saj, duke ndarë 'dhimbjen e saj të pandërprerë' për vdekjen e parakohshme të djalit të saj Benjamin.

Vajza 54-vjeçare e Elvis Presley u dërgua me urgjencë në një spital ditën e enjte dhe vetëm disa orë më pas ishte mamaja e saj, Priscilla Presley që njoftoi se vajza e saj ishte ndarë nga jeta.

“Me dhimbje në zemër më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha ajo, sipas People.

“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë”, vazhdoi Priscilla. “Faleminderit për dashurinë dhe lutjet. Për momentin nuk do të ketë komente të tjera”.

Në gusht të vitit 2022, Presley shkroi një ese në lidhje me përpjekjet e saj për të dalë nga pikëllimi që i kishte lënë vdekja e djalit të saj.

“Unë mund ta kuptoj pse njerëzit mund të duan t'ju shmangin pasi të ketë ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Sidomos një prind që humbet fëmijën, sepse është vërtet makthi më i keq”, ka shkruar ajo në esenë e saj, e cila është publikuar nga People.

Benjamin Keough ishte 27 vjeç kur ndërroi jetë. Ai u vetëvra me armë zjarri. Benjamin ka ardhur në jetë nga martesa e saj e parë me Danny Keough, më të cilin u martua në 1988 dhe u divorcua në 1994.

Në letrën emocionale, Presley tha se ishte munduar gjithë kohës të mbante distancë me prindërit e tjerë, fëmijët e të cilëve kishin vrarë veten pasi për të ishte diçka që duhej bërë.

“E kujtoj që disa herë në jetën time kam njohur prindër, fëmijët e të cilëve kishin vrarë veten apo kishin ndërruar jetë për shkaqe të ndryshme. Edhe pse u qëndroja pranë kur ndodhi ngjarja, pastaj mundohesha ti shmangia sepse i shihja si përfaqësuesit e frikës time më të madhe, humbjes së fëmijës”.

Presley pranoi në letrën e saj se pikëllimi nuk është një 'temë komode për askënd' dhe është 'më e papëlqyeshme' për t'u diskutuar.

Por ajo besonte se ishte e nevojshme të flitej hapur për pikëllimin dhe tragjedinë që i kishte ndodhur.

Presley shtoi në letër duke thënë se djali i saj i kujtoi të atin, gjë që e shqetësoi më tej.

“Ai ishte aq shumë si gjyshi i tij sa që në fakt më frikësoi”, shkroi ajo, duke shtuar se kjo e bëri të shqetësohej për të edhe më shumë sesa do të kishte bërë natyrshëm.

Dy vjet pas vdekjes së Benjaminit, Marie nuk kishte ndjerë shumë lehtësim nga humbja tragjike, dhe akoma më keq, ajo fajësonte veten për vdekjen e djalit të saj.

"Unë tashmë luftoj me veten pa u lodhur dhe kronikisht, duke fajësuar veten çdo ditë dhe kjo është mjaft e vështirë për të jetuar", rrëfeu ajo, duke shtuar se "të tjerët gjykojnë dhe do iu fajësojnë ju për atë që ndodhi, edhe fshehurazi apo pas shpine. Kjo është edhe më mizore dhe më e dhimbshme se çdo gjë tjetër”.

Ajo shkroi se pikëllimi nuk ndalet ose largohet në asnjë moment, as pas një viti ose vite pas humbjes.

“Hidhërimi është diçka që do të duhet ta mbani me vete për pjesën tjetër të jetës, pavarësisht se çfarë njerëz të caktuar ose kultura jonë do që ne të besojmë. Nuk e kapërceni, nuk vazhdoni”, ka shkruar ajo.

Pas vdekjes së Benjaminit, miku i tij, muzikanti Brandon Howard, i tha People se ai kishte jetuar me depresion për vite me radhë, ndërkohë që ndihej i rënduar nga pritshmëritë për të pasur sukses sa gjyshi i tij i famshëm.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë