Lajme

Brenda 24 orëve rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Gazeta Si - Brenda 24 orësh, çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë pësuar sërish një rritje krahasuar me një ditë më parë.

Nga vendimi i marrë pasditen e të mërkurës, Bordi i Transparencës vendosi që një litër naftë të shitet me 233 lekë, nga 226 lekë për litër që ishte më parë.

Çmimi i benzinës është rritur në 213 lekë për litër, nga 206 lekë që ishte një ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm është vendosur në 104 lekë për litër, duke mbetur i pandryshuar.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë sot, 27 prill ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë