Politike

Bregu në New York: Kohë e mirë për rajonin, shpresë për hapjen e negociatave me BE-në

Majlinda Bregu gjatë takimit joformal ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP), (i pari që mbahet nën Kosovën) u shpreh optimiste për mundësinë e celjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

"Koha është gjithashtu e favorshme: Kroacia do të ketë Presidencën e BE për herë të parë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të kryesojnë procesin e Berlinit, shpresojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hapin negociatat për pranimin në BE, procesi i zgjerimit do të jetë në fokusin e BE-së. Rajoni është në një prirje pozitive të rritjes dhe transformimit së bashku. Ne kemi lëvizur nga stabiliteti drejt një zone rajonale ekonomike dhe tani duhet ta përdorim këtë moment të mirë për përparimin tonë më të mirë, "tha Bregu.

Gjithashtu ajo u shpreh edhe për marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Dy muaj më parë në Poznan, ne deklaruam një sfidë për rajonin: një marrëveshje për udhëtimin e lirë- bazuar në frymën dhe fjalën e grupit tashmë ekzistues të marrëveshjeve bilaterale, të cilat lejojnë udhëtime të lira, thjesht me karta identiteti. Kjo marrëveshje rajonale duhet të lehtësohet nga RÇ si një shenjë e rëndësishme e pronësisë rajonale dhe nga e njëjti frymë e Planit Shumëvjecar të Veprimit në një zonë rajonale ekonomike (MAP REA) në Ballkanin Perëndimor. Ky propozim është artikuluar dhe aprovuar shpesh nga udhëheqësit, dhe nëse një marrëveshje arrihet, RÇ është e gatshme të ndihmojë për të arritur këtë qëllim brenda Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit ", tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Majlinda Bregu, në takimin joformal ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP), i pari që mbahet nën Kosovën.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal është gurthemeli i stabilitetit dhe prosperitetit socio-ekonomik të rajonit tonë, dhe unë, u shpreh ajo, jam e lumtur që e shoh atë të rikonfirmuar këtu sot, “pasi të qenit këtu në këtë javë në Neë York, më jep një gjallëri pozitive në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për qëllimet e përbashkëta. Jam e lumtur që shoh se përparësitë e SEECP C-i-O janë të lidhura fort me përparësitë e rajonit: infrastrukturën, rininë, kulturën, artet dhe turizmin. "

Takimi i pjesëmarrësve të SEECP u mblodh nga Kosova dhe u mbajt në New York.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë