Futboll

Brazili emëron Ramon Menezes trajner provizor, para se të vijë Ançeloti

Gazeta Si – Në pritje të një emri ‘big’ dhe 40 ditë para ndeshjes zyrtare të radhës, Brazili ka zgjedhur një trajner të përkohshëm. Ai është Ramon Menezes, trajner i kombëtares U-20, që fitoi kampionatin amerikano-jugor pak ditë më parë.

Një sukses që është përjetuar shumë në Brazil, sepse mungonte që prej 2011-ës. Njoftimi ka ardhur bashkë me atë për një miqësore me Marokun më 25 mars, e vetmja gjatë pauzës, siç shpjegon Federata braziliane.

Ramon Menezes. Gazeta Si, 15 shkurt 2023

“Periudha do të jetë e ndarë mes përgatitjes së sportistëve dhe ndeshjes me Marokun, ndaj dhe është parë e arsyeshme zhvillimi i vetëm një ndeshjeje, por e një niveli të lartë”, - shkruhet në njoftimin zyrtar.

Federata braziliane duket se po merr kohë, me shumë mundësi deri në fund të sezonit, për trajnerin e ardhshëm. Objektivi është për t’ia besuar Seleçaon një profili fitues dhe në këtë sens është Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madrid, ai që ka më shumë kuota.

Ednaldo Rodrigues, president i CBF-së, e komentoi kështu emërimin provizor të Menezes: "Ky është fillimi i një cikli të ri për futbollin brazilian. Brazili do të luajë me një kundërshtar të fortë, që është Maroku, ekipi që shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit në Katar. Do jetë një test i mirë për kombëtaren dhe me siguri një ndeshje që do të zgjojë interesin e tifozëve tanë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë