Politike

Braçe krahason çmimet në vend me jashtë: Pse nuk ulen te ne?

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ngriti në Kuvend çështjen e çmimeve të larta në vend, një shqetësim që ai e ka përcjellë edhe përmes postimeve më të hershme në faqen e tij Facebook.

Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, që tregon se si çmimet kanë rënë në çdo kategori, Brace tha se ky është shqetësimi më i madh sot për qytetarët shqiptare që vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë edhe mallrat bazë të konsumit.

“Këto janë kurbat e çmimeve, të gjitha janë poshtë dhe më poshtë sesa niveli i një viti më parë. Kam një pyetje për ata që na ndjekin dhe bëjnë pazar. A keni verifikuar që çmimi i vajit të ketë rënë me 43.8%. Keni verifikuar që çmimi i bukës të bjerë me aq për qind sa ka rënë çmimi i drithit në tregjet ndërkombëtare, për sa kohë jemi importues. Keni verifikuar që të gjitha çmimet e tjera të fabrikuara të kenë rënë me kaq përqind? Jo! Atëherë unë mendoj se më e rëndësishme sesa të shahemi dhe të shpifim këtu, e të tregojmë me gisht gjithsecilin, është të bëjmë ekonominë funksionale. Të bëjmë tregjet të funksionojnë. Sepse ata që janë atje matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, e me të lirë. E sa kohë çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien po kaq e rëndësishme është që ato të reflektohen në çmimet me të cilat qytetarët e këtij vendi blejnë produktet e tyre për t’u ushqyer në harkun e një muaji”, tha Braçe


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë