Nga Gazeta ‘Si’- Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu tha se më shumë qytetarë do t’i bashkohen socialistëve për punët e mira që do të bëjnë në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Teksa mori fjalën gjatë takimit përmbyllës, Manastirliu u shpreh se 11 Maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një ditë historike.
“Kemi qenë së bashku gjatë një fushate të jashtëzakonshme, me njerëzit, për njerëzit në çdo cep të Tiranës. Kemi trokitur në çdo derë, në çdo rrugë e lagje të Tiranës për të prezantuar vizionin dhe planin tonë ambicioz për Shqipërinë anëtare të BE. Kemi ndarë së bashku punët e mira të bëra në këto 12 vite. Ashtu sikurse kemi trokitur në çdo derë, kemi dëgjuar edhe kritika. Na kanë mbështetur dhe folur fjalë zemre sepse do të na bashkohen edhe më shumë qytetarë për punët që do të bëjmë në 4 vjeçarin e ardhshëm drejt Shqipërisë evropiane. Tirana ka folur në këtë fushatë përmes zërit të të rinjve, votues për herë të parë, që besojnë në Shqipërinë evropiane“, u shpreh Manastirliu.
Edhe Erion Braçe, bëri thirrje që shqiptarët të votojnë masivisht në 11 maj per numrin 5.
“Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë ky vend, dhe tre breza kanë kërkuar Shqipërinë në BE. Tani është koha të plotësojmë ëndrrën e çdo shqiptari që ka luftuar për Shqipërinë në Evropë. Kjo është ora t’i japim nder akoma më të madh PS, ta skalisim në histori si partia qe e futi këtë vend në familjen evropiane dhe i dha një shans të madh e të vogli që të jetojë si qytetar evropian për gjithë jetën. Ndaj një lutje kam çdo votë ka vlere, e kujtdo në këtë qytet e ketë vend e merr vlerën në kutinë e votimit.”, tha ai.
Ndërkohë Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet e 11 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.