Ne rrjet

Braçe: Jo lekë, lehtësi, zhvillim për tregtarin e sportit!

Nga Erion Braçe

Kur Armando Duka e Koço Kokëdhima po bëjnë partinë e po u mohojnë shqiptarëve futbollin, atë futboll që luhet e gjuhet me topin e këtyre, duhen ca të vërteta;

E para, kjo e #PS është qeveria e vetme në 30 vite që:

- ka financuar masivisht sportin;

- rikthehu edukimin fizik, sportiv në shkolla bashkë me mësuesit e mbetur rrugëve;

- vendosi standardin që çdo shkollë e re apo që rikonstruktohet ka palestrën e terrenet sportive të saj,

janë qindra të tilla në 3 vitet e fundit;

E dyta, kjo e #PS është e vetmja qeveri që ka ndërtuar stadiume, qendra olimpike, vepra pas 40 vitesh për sportin;

E treta, kjo e #PS është e vetmja qeveri në 30 vite që ka miratuar një paketë të plotë për sportin, që bën të mundur;

Hyrjen e sportit në kapitalizëm, ja jep klubet sportive kapitalit privat duke transferuar aksionet e shtetit, bashkive;

Dhënien klubeve sportive të aseteve publike pa afat;

Ul në 6% TVSH për investimet në këto asete sportive apo kudo;

Garanton financim nga pushteti vendor me kushtin që të deklarojnë rroga sportistësh mbi 100 mijë lekë;

Bën zero: tatimin mbi rrogat e futbollistëve për 2 vite;

taksën e pasurisë për ndërtesat sportive;

TVSH për ndihmat, sponsorizimet në pajisje sportive e të mjekësise sportive;

Për sponsorizime deri në 5% të Fitimit, llogarit 3 herë me shumë shpenzim të zbritshëm;

Legjitimon Kartën e Tifozit e ndëshkon ashpër dhunën në sport;

Më specifikisht;

FSHF -së kjo qeveri i ka vënë në dispozicion dy prona me vlere marramendëse në kryeqytet;

Pronën mbi të cilën u ndërtua stadiumi Qemal Stafa,

Pronën me vlerë tregu 60 mln euro ku u ndërtua federata më e shtrenjtë në vend!

(presidenti i vogël duhet t’i thotë një fjalë presidentit të madh të partisë se nuk e dekreton).

Tani, dua t’i pyes presidentet e Ligës që e drejton vartësi i Armando Dukës dhe e tutelon brutalisht Koço Kokëdhima:

Edhe sa pranoni që garën ta organizojë Armand Duka, gjyqtarët t’i  caktojë Armand Duka e rezultatet sportive t’i vendosë ai?

Për paratë;

Edhe sa do pranoni që të drejtën televizive tua shesë Armand Duka në biznesin e tij?

Jo për gjë por qeveria vendosi ta merrni ju 100%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë