Politike

Bozdo: Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, fatura 170 mln euro më shumë

Anëtari i kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Eno Bozdo, tha se qeveria Rama ka vendosur të japë me prokurim, Prokurimin Publik.

“Amendimet e Ligjit për Prokurimin Publik do ta mundësojnë këtë duke filluar nga muaji prill i këtij viti.

Pra, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private e cila do të prokurojë cdo gjë që ka lidhje me shërbimet publike të qeverisë dhe të agjencive shtetërore, afro 1, 7 miliardë euro në vit. Sikur 1% të marrë kjo kompani për “performancën” e saj, rreth 170 milionë euro do të avullojnë nga arka e shpuar e shtetit shqiptar! Sa për kujtese 140 mil euro, paguajmë në çdo vit nga buxheti për koncesionet/PPP që nuk ekzistojnë.

Ja pra ku ndeshemi me PPP e radhës, e paimagjinueshme dhe e pa praktikuar nga ndonjë shtet tjetër. Mos harroni se Rama pati tentuar, pa sukses, që vite më parë, të jepte me koncension edhe mbledhjen e TVSH-së.

Mesa duket, Rama, i cili sapo ka premtuar se Prokurimin Publik do të mundësojë me anë të Inteligjencës Artificiale, tashmë e ka kuptuar se ka një zgjidhje edhe më inteligjente, edhe pse shumë artificiale, për xhepin e tij: t`ia marrë fare këtë funksion thelbësor administratës”, tha Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë