Ushqim

Boza normalizon tensionin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit

Boza është një pije që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Emri boza vjen nga fjala perse buze që do të thotë miell. Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit. Është e përhapur në shumë nga vendet e Ballkanit dhe njihet si një pije me vlera ushqyese.

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Boza është një pije mahnitëse e cila përmban shumë probiotikë, vitamina A, B dhe E. Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit dhe zinkut.

Ideale për njerëzit që merren me sport, për ata që kanë probleme me tretjen apo për ata të cilët vuajnë nga tensioni i gjakut, po ashtu rrit prodhimin e qumështit te gratë që sapo kanë lindur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë