Drejtësia

‘Botoksi i stomakut’, Prokuroria çon në gjyq drejtoren e Spitalit Memorial në Fier për shpërdorim detyre

Gazeta Si - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim drejtoreshën e Spitalit "Memorial" në Fier, Rudina Degjoni, e akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut, që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë