Motosport

Botërorin e 2024-ës do shohim në pistë shumë makina të ngjashme me Red Bull-in!

Gazeta Si – Mercedesi dhe Ferrari do të tentojnë ta zbresin Red Bull-in nga froni i Formulës 1. Edhe duke kopjuar zgjedhjet fituese të skuadrës anglo-austriake.

"Imitimi është formë më e mirë për të luftuar kundërshtarin”, - ka thënë së fundi drejtuesi kryesor i Red Bull-it, Kristian Horner, duke komentuar me një batutë një dinamikë, së cilës skuadra e tij nuk mund t’i shpëtojë sezonin e ri të Formula 1. Një ngacmim edhe për rivalët.

"Besoj se Formula 1 funksionon kështu, - ka shtuar Horner për PlanetF1. – Jam i bindur se sezonin e ri do të shohim shumë makina, që do t’i ngjajnë RB19".

Në çdo cikël rregulloresh ka një makinë, që niset para të tjerave, më pas diferenca ngushtohet në mënyrë progresive në kohë. "Duhet gjithmonë pak kohë që të shkohet në një konvergjencë paraqitjesh pas rregulloreve të reja, - shpjegon Horner. – Sezonin e fundit, në momente të ndryshme patëm rivalë të ndryshëm.

E vetmja gjë konstante ishte paraqitja jonë dhe jam i sigurt se kjo dinamikë do të ndryshojë sezonin e ri. Është i jashtëzakonshëm niveli, me të cilin skuadra ka vepruar në mënyrë konstante, në çdo situatë dhe në të gjitha cirkuitet, duke arritur 21 suksese, 6 dopieta dhe rekord fitoresh radhazi.

Besoj se e kemi ngritur stekën shumë lart. Kemi kapur maja që nuk ishin shkelur më parë. Është një rritje që vjen nga strategjia, zhvillimi, aerodinamika, mekanika, motori dhe natyrisht pilotët”, - ka përfunduar Horener.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë